Drenica me donatorë të rinj, pritet tejkalimi i krizës financiare

E nisi shumë mirë kampionatin, madje në 10 ndeshjet e para analistët nisën ta vlerësojnë si një nga kandidatët për kreun e tabelës, por vazhdimi ishte i tmerrshëm.

Fjala është për Drenicën, e cila ka hyrë në një krizë të thellë financiare, madje deri në atë masë sa vihej në pikëpyetje edhe vazhdimi i garave.

Lojtarët ka kohë që nuk kanë marrë paga dhe kjo vërehej në lojën tyre, ku pësuan disa humbje me radhë.

Megjithatë, nga Skenderaj vijnë sinjale pozitive. Demokracia.com mëson ekskluzivisht se Drenica ka arritur marrëveshje me disa donatorë të jashtëm, të cilët kanë shprehur dëshirën ta marrin klubin dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet sonte në orët e vona.

“Jemi afër për të mos thënë gjithçka ka përfunduar dhe sonte pritet zyrtarizimi i marrëveshjes me disa donatorë të jashtëm të cilët synojnë që klubin ta shndërrojnë në Shoqëri Aksionare. Pra në bashkëpunim me Komunën do t’i japin fund krizës financiare”, i ka thënë Demokracia.com një burim i afërt me klubin nga Skenderaj.

Drenica vjeshtën e mbylli në pozitën e gjashtë me 23 pikë vetëm 5 pikë largë zonës që dërgon në një rang më poshtë të garave.

43-vjeçari Buffon i habit të gjithë: Pas Parmës do doja të luaja në këto dy vende

Zekirija Ramadani largon dy lojtarë nga Egnatia, kërkon përforcime për skuadrën e re – Kosova mundësi e mirë