Stinori pranveror i Superligës së Kosovës starton në fundjavë me duele tejet interesante.
Njëra nga ndeshjet kryesore zhvillohet në Skenderaj, aty ku në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica të shtunën pret liderin e tabelës, Gjilanin, shkruan Gazeta Olle.
Kuqezinjtë janë komponuar pas një periudhe shumë të vështirë për klubin dhe janë të gatshëm për vazhdimin e kampionatit.
Skuadra ka zhvilluar stërvitje para duelit me gjilanasit, dhe në fund kanë pasur një diskutim se bashku.
“Një diskutim përmbylles në vendin e punës 🏟⚽️… mbi qellimin që kemi 🦅❤️🖤”, ka shkruar faqja zyrtare e Drenicës.
Nuk dihet se çfarë po diskutohet në kampin e drenicasve, por një gjë dihet se kjo skuadër tashmë është e motivar për vazhdimin e kampionatit. /Gazeta Olle/