Drenica me përforcime të reja luajti sot përballë Malishevës.
Ndeshja ishte e karakterit miqësore me të dy skuadrat që kanë filluar me përgatitjet për stinorin pranveror gjatë ditëve të fundit, shkruan Gazeta Olle.
Një gol i Kreshnik Ukës mjaftoi që Drenica të fitonte takimin me rezultat të ngushtë 1-0.
Në këtë duel debutuan të gjitha përforcimet e Drenicës, e poashtu edhe trajneri, Arsim Thaqi në stolin e Malishevës.
Ndeshja u luajt në Malishevë në kushte atmosferike të rënda dhe me borë të shumtë./GazetaOlle/