Drenica lider pas rrethit të parë – klubi e konsideron sukses të jashtëzakonshëm

Drenica në këtë edicion 2021/22, ka pasur një ndër startet me të mira të kampionatit të bëra ndonjëherë.

Ekipi ka arritur me mjaft sukses të përmbyll rrethin e parë të këtij edicioni ku nga 9 xhirot e para të zhvilluara kemi arritur 5 fitore, dy barazime dhe dy humbje, dhe kemi grumbulluar plotë 17 pikë.

Përveç pikëve (17) dhe pozitës së parë në renditjen tabelore, Drenica ka arritur që nga të gjitha skuadrat të shënojë më së shumti gola gjithsejtë 14 sosh, duke bërë kështu që të jenë shumë më lart me gola të shënuara se shumë skuadra tjera.

9 gola gjithsejtë ka pranuar për këto ndeshje dhe kështu me dallim +5 gola, me plot meritë Drenica ka arritur që të përmbyll fazën e parë si lider në renditje.

Kreshnik Uka, është topshënues me 6 gola të realizuar gjithsejtë, ku i prinë listës së golashënuesve. Me gjashtë (6) golat e tij, Kreshnik Uka, së bashku më bashkë lojtarët, kanë arritur që të jenë në vendin e parë dhe po ashtu një kundërshtar I fortë dhe I denjë për secilën skuadër. Uka u shpall nga sponsori i Superliges banka BKT, si Ylli i Javës së 9-të, pas dy golave të shënuar përballë Feronikelit në fitoren e skuadrës tonë me shifrat 4:0.

“KF Drenica, nuk mbahet mend për një start të tillë, një motivim të tillë, paraqitje të tilla, dhe thënë shkurtimisht, tashmë shikuesit, tifozët dhe gjithë dashamirët, kanë dëshirë ta shohin skuadrën duke luajtur futboll , e pse jo edhe korrur suksese. Të gjitha këto, falë punës, angazhimit dhe paraqitjeve brilante të të gjithë futbollistëve si dhe punës së palodhshme të krye trajnerit, Tahir Lushtaku së bashku me stafin e tij , e normal nuk duhet harruar edhe mbështetja nga ana e kryesisë së klubit”.

“Ne do të vazhdojmë përpara, për të luajtur futboll të bukur, për t’i kënaqur shikuesit, dashamirët dhe tifozët tanë, duke arritur edhe rezultate të cilat në të ardhmen mund të na sjellin suksese dhe pse jo edhe trofe, ose daljen në arenën ndërkombëtare të cilën e presin dhe e dëshirojnë tifozët dhe qytetarët tonë”.

“Stafi i klubit dhe skuadra do të japin çdo gjë, në mënyrë që qyteti i Skenderajt, ta ketë KF Drenicën ekip me të cilin të gjithë do të jemi krenar”, ka shkruar faqja e klubit. /GazetaOlle/

Ismajli reagon ashpër ndaj Ferizajt: U bën gati dy vite, por askush nuk merr përgjegjësi për borxhin

Prishtina plotë gjashtë ndeshje radhazi pa fitore në shtëpi, Plisat kanë ‘harruar’ si festohet në kryeqytet