Transferimet e deritashme nuk mjaftojnë.
Drenica është përforcuar ndjeshëm dhe ka sjellur disa transferime bombastike në këtë afat kalimtar, shkruan Gazeta Olle.
Skuadra e Bledar Devollit është forcuar në të gjitha repartet, duke angazhuar futbollistë me përvojë dhe kualitativ.
Por, pavarësisht afrimeve të shumta duket se “Shqiponjat e Zeza” nuk janë akoma të përmbushur.
Tifozët e flaktë të Drenicës kërkojnë tashmë edhe rikthimin e Taulant Dajakut në shtëpi.
Ata kanë publikuar një fotografi të Dajakut së bashku me kapitenin historik, Sami Gecin duke treguar kështu që mesfushori është dëshira e tyre e fundit për merkaton.
Kujtojmë se Taulant Dajaku është futbollist i lirë, pasi prishi marrëveshjen me klubin e Ferizajt disa ditë më parë./GazetaOlle/