Drenica iu frikësohet vetëm matematikave

Drenica mori një rezultat të artë sot në Kizhnicë, duke luajtur 0:0 me Hajvalinë.

Pikërisht, Drenica e ndali dy herë këtë vit Hajvalinë, e cila deri sot kishte aspirata për titull kampioni. “Besoj se deri diku ësthë ashtu, jemi të fortë për të fortit”, thotë Lushtaku për GazetaOlle.com

Drenica tani ka 34 pikë dhe ndodhet në vendin shtatë, mirëpo dallimi me Istogun që ndodhet në zonën ‘barazh’ është vetëm katër.

Besoj se nuk jemi të rrezikuar, sepse e kemi orarin e si vendas më të lehtë. Sidoqoftë, varet edhe si do të luajnë ekipet në vazhdim të kampionatit. Nëse ecë kështu siç është, nuk jemi të rrezikuar, por nëse ndodhin matematikat jashtë terreneve sportive, gjithçka është e mundur. Mendoj kështu sepse jetojmë në Kosovë dhe mbetet të shihet se si do të ecin këto pesë xhirot e fundit”, shtoi Lushtaku.

Pesë ndeshjet e ardhshme të Drenicës janë këto: E presin në javën e ardhshme Dritën, i shkojnë Besës, më pas presin Ferizajn, përballen me Prishtinën në kryeqytet dhe në fund iu vjen Trepça. (Gazeta Olle)