Drenica gati për goditjen e madhe në mbrojtje, marrëveshje me mbrojtësin e Partizanit

Pas Harallamb Qaqi, edhe Hektor Idrizaj do vijojnë karrierën te Drenica.

Vlonjati që u largua nga Partizani do luajë për herë të parë në Superligën kosovare, ndërsa Qaqi e mbylli sezonin e fundit me drenicakët, teksa burime për newsport.al bëjnë me dije se do vijojë karrierën edhe për një tjetër sezon.

Idrizaj ishte pikë fikse në mbrojtjen e Demave, duke bërë një sezon të mirë me Dajën në stol.

EKSKLUZIVE/ Hektor Idrizaj gjen ekip pas largimit nga PARTIZANI, sistemohet edhe ish-mbrojtësi i Kukësit

Tanimë për 32 vjeçarin nis një aventurë e re, teksa pritet prezantimi te Drenica. Veç Flamurtarit, Idrizaj ka luajtur në Shqipëri edhe për Teutën, Bylis, Skënderbeun dhe Kamzën.

Pas aventurës me Laçin, Kukësin, Veronën, Skënderbeun dhe Kamzën, 27 vjeçari Qaqi do mbetet sërish te Drenica.

Miqësorja e fundit e Ballkanit përpara rikthimit në Kosovë, ky është kundërshtari

Dy klubet e Superligës në garë për sulmuesin Blerim Krasniqi