Drenica nga Liga e Parë ka fituar derbin e qytetit ndaj Feronikelit ‘74, e cila garon në Superligën e Kosovës.
Kuq e Zinjt arritën fitore mjaftë të thellë, me rezultatin 0-3 në fund, shkruan Gazeta OLLE.
Sulmuesi Kreshnik Uka e hapi serinë e golave, duke u vazhduar nga Abazi dhe Lushtaku.
Skuadra nga Bajram Aliu është nga skuadrat më aktive në merkaton verore, e cila do tentoj rikthimin në Superligë, krahas Niklit e cila mbetet skuadra më e varfër në tregun e transferimeve deri tani në Superligë.