Drenica eliminohet në Bullgari

Rrethi i dytë i Challenge Cup ka qenë i pakaluar për kampionen e Kosovës në volejboll (meshkujt), Drenica R&Rukolli. Në këtë rreth garash skuadra nga Skënderaj u ndal nga Pokka Karava e Qipros.

Dy ndeshjet e rrethit të dytë të Challenge Cup u luajtën këtë fundjavë në Gorna Malina të Sofjes në Bullgari. Challenge Cup është niveli i tretë i garave evropiane të klubeve në volejboll, shkruan sot Koha Ditore.

Drenica nuk ishte as afër që të kalojë në raundin tjetër. Të dy ndeshjet i humbi me rezultatin 3:0 në sete. Të dielën, në ndeshjen e dytë, Drenica setat i humbi me rezultatin 25:17, 25:19 e 25:20. Ndeshja zgjati 73 minuta. Pak më e shkurtër ishte ndeshja e së shtunës, të cilën Drenica e humbi po ashtu 3:0 (25:14, 25:21, 25:19).

Sipas statistikave zyrtare lojtari më i mirë të dielën ishte Marjan Urdov, maqedonasi i Drenicës që fitoi 13 pikë. Pranuesi më i mirë i ndeshjes ishte Armend Berisha i Drenicës. Por statistikat nuk vlejnë në fund. Në fund vlen rezultati.