Drenica eliminohet nga Flamurtari pas ekzekutimit të penalltive, këto janë skuadrat që kalojnë në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Prizreni dhe Flamurtari janë dy skuadrat që sigurojnë kalimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës pas vazhdimeve. 

Prizreni ka mposhtur 2-0 Istogun në vazhdime, duke mos lënë që ndeshja të vendoset në penallti, shkruan Gazeta Olle.

Drenica u mposht pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 7-8 nga Flamurtari, ndërsa koha e rregullt dhe ajo pas vazhdimeve u mbyll me barazim 2-2.

Skuadrat e tjera të Superligës ishin në nivel sot dhe nuk u befasuan, duke kaluar që të gjitha në fazën tjetër.

Kujtojmë se Prishtina ka kaluar direkt në fazën tjetër pasi Vëllaznimi u tërhoq nga gara, ndërsa javën e ardhshme zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani.

Rezultatet e plota të 1/16 së Kupës së Kosovës:

Llapi 6 – 2 Vllaznia Pozheran

Dukagjini 2 – 0 Rilindja 1974

Prizreni 0 – 0 Istogu (2 – 0 pas vazhdimeve)

Feronikeli ’74 4 – 1 2 Korriku

Vushtrria 1 – 0 Drenasi

Vjosa 1 – 0 Ulpiana

Drenica 2 – 2 Flamurtari (7 – 8 pas penalltive)

Behari 2 – 3 Ferizaj

A&N 2 – 1 Rahoveci

Fushë Kosova 4 – 1 Arbëria

Ramiz Sadiku 0 – 4 Malisheva

Trepça ‘89 3 – 0 Kika

Trepça 0 – 5 Gjilani

/Gazeta Olle/

Kjo është gjendja e Dakut pasi u largua nga grumbullimi me Dardanët për shkak të problemeve shëndetësore

Fituan pas vazhdimeve, kjo është skuadra e vetme nga Liga e Dytë që kalon në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës