Drenica e vendosur të rikthehet në Superligë, ndër skuadrat më aktive në Ligën e Parë, transferon Islamin

Drenica është nga skuadrat më aktive në merkaton verore, duke nënshkruar me mjaftë futbollistë kualitativë.

Kuq e Zinjt janë në vitin e dytë që garojnë në Ligën e Parë, ku deri para dy vitesh nuk kishin luajtur kurrë jashtë Superligës së Kosovës, shkruan Gazeta OLLE.

Duke parë se gjërat nuk po ecin mirë, skuadra drenicake ka filluar menjëherë me organizimin e klubit në të gjitha repartet.

Pas disa futbollistëve që janë bashkuar së fundi me Drenicën, rradha është për Leutrim Islamin i cili sot i është bashkuar zyrtarisht skuadrës nga Skenderaj.

Islami u prezantua te Prishtina para disa ditësh, por bardhekaltërit e kanë parë të arsyeshme huazimin e tij, në Bajram Aliu.

Feta Fetai i cilësuar ndryshe si Modric shqiptar: Ëndrra më e madhe është padyshim të kualifikohemi sërish në Europian

Drita me ndryshime ndaj Breidablik, dy ndryshime në mbrojtje janë paraparë