Drenica e madhe nuk dorëzohet, ndeshja luhet me simbole shtetërore

Përballjet e shumëpërfolura në volejboll ende pa u luajtur, ndërmjet Drenica & Rukolli dhe Pokka Karava, të vlefshme për rrethin e dytë të Challenge Cup, do të zhvillohen në Sofje të Bullgarisë.

Por, këto dy ndeshje do të zhvillohen me simbole shtetërore, e jo pa simbole siç kanë kërkuar qipriotët.

Drenicasit mbrëmë janë pajisur me viza dhe sot pasdite do të nisën për në Bullgari.

Lajmin e ka konfirmuar për GazetaOlle.com, një burim afër klubit drenicas.

“Ne do të luajmë, por do të luajmë me simbole shtetërore. Arsyeja pse kemi pranuar është se Federata e Kosovës nuk është e pranuar me të drejta të plota dhe jemi frikësuar se mund të bëjmë ndonjë dëm. Ne nuk do të pranonim të luajtëm pa simbole shtetërore edhe nëse do të përjashtoheshim nga garat”.

Burimi në fjalë thotë se ishte Gazeta kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili ka biseduar drejtpërdrejtë me zyrtarët e Federatës Ndërkombëtare të volejbollit duke e bërë këtë të mundur.

Ndeshja e parë ndërmjet Drenicës dhe Pokka-s, do të luhet të shtunën në Bullgari, kurse takimi i dytë të dielën në po të njëjtin vend.