Drenica e ka receptin për ta mposhtur sërish Feronikelin

Java 10. Feronikeli – Drenica 0:2. Vendasit pësonin humbjen e parë pas tetë xhirosh. Që nga ia takim, Feronikeli nuk njeh disfatën. Kanë kaluar afërsisht gjashtë muaj, nga humbja e fundit e tyre, dhe nesër i pret kundërshtari i njëjtë. Sërish në fushën e njëjtë.

Dallimi i vetëm është se Drenica llogaritet vendase.

Feronikeli, këtë vit, po e mban një tjetër bilanc pozitiv, ende nuk ka pësuar gol.

E, nëse është për t’i besuar parashikimit të Fetah Ibrahimit, goli dhe humbja i pret sërish nesër ‘industrialistët’ që po kryesojnë renditjen.

“Kismet, ne do t’ia bëjmë sërish hyzmetin”, paralajmëron Ibrahimi për GazetaOlle.com.

“Sa herë jemi takuar me Feronikelin, kemi dalë fitues. Sipas traditës ne jemi favorit, sepse jemi vendas, por ata janë në vendin e parë, prandaj edhe për ta imperative është fitorja”, shton mbrojtësi mitrovicas, që gjithnjë po shfaq formë të lartë në fanellën kuqezi.

“Është derbi dhe nuk dihet asgjë. Ne hyjmë për fitore, duke e respektuar kundërshtarin, an ipse po kalojnë në formë shumë të mirë, dhe me meritë janë në vendin e parë”.

Takimi luhet nesër në “Bajram Aliu”, duke filluar nga ora 13:00, në kuadër të javës 21 të Raiffeisen Superligës. (Gazeta Olle)