Drenica dënohet me gjobë nga Komisioni disiplinor, kjo është arsyeja

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të BKT Superligës.

Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, Drenica është gjobitur me shumën prej 1000 euro, shkruan Gazeta Olle.

Ky vendim i Komisionit disiplinor erdhi pas lëshimit në ndeshjen Drenica – Feronikeli, e cila ka filluar me dhjetë (10) minuta vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës.

Gjithashtu, Në minutën e 25-të, hedhet një fishekzjarr në fushën e lojës dhe përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët vendas ofendojnë në kor lojtarët e ekipit të Feronikelit.

Vendimi i plotë: 

KF”Drenica”; Lëshim në organizimin e ndeshjes Drenica-Feronikeli , e cila ka filluar me dhjetë (10) minuta vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës. Në min.25, hedhet një fishekzjarr në fushën e lojës. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët vendas ofendojnë në kor lojtarët e ekipit të Feronikelit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

/Gazeta Olle/

 

“Lufta” e vështirë për titull, transferimet që nuk po “dhezin”, lëndimet e shumta dhe e ardhmja në krye të Prishtinës, rrëfehet Zekirija Ramadani

Të shtunën zhvillohet derbi mes Trepçës e Prishtinës në hendboll