Drenica ‘çmonton’ Dritën

Drenica ka arritur të mposht skuadrën e Dritës në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Durrës.

Edhe pse rezultati ishte në plan të dytë, drenicasit fituan 4:2.

Golat për kuqezinjtë i shënuan sulmuesi i talentuar Kastriot Mehmeti tri (3), ndërsa me një kontriboi edhe Muharrem Musa.

Për Dritën shënuan Almedin Murati dhe Alban Shillova.

Të dy skuadrat janë përforcuar me disa lojtarë, por ende siç duket nuk janë komponuar mirë, sidomos te Drita që në ditët e fundit ka pasur një ‘bum’ të transfereve, ndërsa vetëm dje ka shkuar në Durrës.