Drenica bën goditjen e madhe, nënshkruan me portierin e njohur

Drenica ka bërë një përforcim shumë të qëlluar për këtë edicion.

Duke parë se po pranojnë shumë gola, kuqezinjtë kanë vendosur të përforcohen në repartin e mbrojtjes.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Tahir Lushtaku kanë nënshkruar me portierin nga Shqipëria, Mikel Kaloshi.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Drenicën.

Kaloshi ka bërë karrierë në skuadrat shqiptare si Tomori, Bylis, Shkumbini e Lushnja.

Ai ka qenë edhe dy vite më parë pjesë e Drenicës. /Gazeta Olle/

Toni Domgjoni i bashkohet Kosovës, presidenti Ademi i uron mirëseardhje

Astrit Selmani: Jam krenar që luaj për Kosovën, shpresoj që të vijnë sa më shumë tifozë tanë në Suedi