Drenica arrin marrëveshje me futbollistin i cili u prezantua tek Llapi

Merkato në futbollin kosovar sa shkon e bëhet më interesant para fillimit të seoznit 2021/2022.

Qlirim Avdulli ishte prezantuar te skuadra e Llapit me 12 korrik të vitit 2021 nga skuadra e Arbërisë.

Gazeta “Sheshi” raporton se ky transferim ka dështuar dhe se Avdulli tashmë ka arritur marrëveshje me “kuqezinjtë” e Drenicës.

Mbrojtësi i majtë i cili në sezonin e fundit që e lamë pas u paraqit në 35 ndeshje zyrtare në kampionat dhe Kupë, duke arritur të kontribuj me gjashtë asistime.

Me parë Avdulli, ka mbrojtur ngjyrat e Hajvalisë dhe Ulpianës.

Formacionet zyrtare: Bodo/Glimt – Prishtina, kampionët e Kosovës të gatshëm për ta shkruar historinë

Një muaj pasi e transferoi, Llapi e mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut