Drenica aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Skuadra e Drenicës ndonëse në kushte të rënda, po përgatitet para fillimit të edicionit të ri. 

Kuqezinjtë kanë aranzhuar miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, Fushë Kosovën, shkruan Gazeta Olle.

Kjo ndeshje kontrolluese do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Kujtojmë se Drenica është skuadra e vetme e Superligës që nuk ka kryer asnjë transferim, ndërsa nga klubi janë larguar futbollistët kryesorë. /Gazeta Olle/ 

Ronaldo reagon për të ardhmen dhe sulmon mediat

Gëzim Morina viziton basketbollistët/et në Kampin Nacional