Drenasi shënon fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë

Ka startuar xhiro e 24-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll me një ndeshje në program. 

Drenasi ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Grupin A, shkruan Gazeta Olle.

Kuqezinjtë kanë mposhtur A&N me rezultat minimal 1-0.

Erlind Mulaj ka realizuar golin e vetëm në ndeshje në minutën e 69-të.

Tashmë Drenasi ka bërë hap të madh në sigurimin e mbijetesës, pasi me tri pikët e fituara sot ngjitet në vendin e gjashtë me 28 pikë.

Në anën tjetër, A&N mbetet mbrapa në luftën për të siguruar barazhin drejt Superligës, pasi tani mbetet pesë pikë larg vendit të dytë në grup. /Gazeta Olle/

 

FFK njofton kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall

Revolucioni infrastrukturor, katër stadiume të reja moderne brenda tetë viteve në Shqipëri