Dren Ahmeti shkëlqeu me Llapin ndaj Kikës, këto janë statistikat nga katapultat GPS

Llapi ka fituar ndaj Kikës së Hogoshtit me rezultatin 2-1 në kuadër të 1/16 të finales së Kupës së Kosovës.

Në këtë ndeshje për skuadrën llapjane shkëlqeu futbollisti Dren Ahmeti.

Ahmeti u paraqit gjatë gjithë lojës ku ka arritur të kap shifrën e vrapimit prej 10KM.

Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit llapjan për futbollistin:

Super Dren Ahmeti, i jashtëzakonshëm sot

Në ndeshjen e sotme ndaj Kikës, në bazë të statistikave të inkorporuara nga katapultat GPS konfirmohen statistika të jashtëzakonshme të lojtarit tonë, Dren Ahmeti i cili përgjatë 96 minutave të ndeshjes ka arritur të kap shifrën e vrapimit prej 10 km.

Më poshtë statistikat e inkorporuara nga katapultat GPS ‘Fitogether’, të cilat po kryejnë punë të madhe për shtabin teknik që të dinë statistikat e secilit futbollist gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve.

Salah reagon ndaj polemikave për Topin e Artë, pas një paraqitjeje mahnitëse kundër Evertonit

Paralajmëron Joshua: Do t’i hakmerrem Usykut