Drejtuesit e Rahovecit vizitojnë yllin e lënduar të skuadrës, e presin zemërhapur të rikthehet në ‘mejdan’

Ylli i Rahovecit, Egzon Shtavica është duke u rehabilituar pas një lëndimi të pësuar.

Drejtoresha e DKRS-së, znj. Kleqka me bashkëpunëtorë, drejtori i klubit Burim Dula, kryesia e klubit, stafi teknik me në krye trajnerin Senad Alirifa e kapitenin Muhamed Shehu, vizituan sot Shtavicën, shkruan Gazeta Olle.

Klubi e pret futbollistin zemërhapur që të rikthehet në ‘mejdan’, dhe përmes një postimi tregojnë se u pritën në mënyrë fenomenale gjatë vizitës së tyre.


Postimi i plotë i Rahovecit: 

KF Rahoveci është më shumë se klub. Jo më kot, shpeshherë ia mveshin edhe epitetin familje. Dëshmia më e mirë ishte edhe vizita tek ylli i skuadrës, Egzon Shtavica, që fatkeqësisht u lëndua, por fatmirësisht po rehabilitohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ku edhe e presim zemërhapur që të rikthehet në ‘mejdan’.

Drejtoresha e DKRS-së, znj. Kleqka me bashkëpunëtore, drejtori i klubit Burim Dula, kryesia e klubit, stafi teknik me në krye trajnerin Senad Alirifa e kapitenin Muhamed Shehu, u mirëpritën në mënyrë tradicionale, respektivisht fenomenale, sa për të treguar se, ky rrugëtim momental i Xakit, i përket një korsie të përbashkët.


Pas 10-të xhirove në Grupin A të Ligës së Parë, vreshtarët gjenden në vendin e gjashtë në tabelë me 11 pikë.

/Gazeta Olle/

 

Gjashtë ndeshje pa fitore, trajneri i Malishevës thotë se e priste këtë rënie

Marc-Olivier po kalon formë të mirë me Malishevën, klubi shqiptar shfaq interesim për anglezin