Drejtuesit e KOK-ut takim me presidentin e Komitetit Olimpik të Belgjikës, Saive Jan Michel

Drejtuesit e KOK-it, presidenti Ismet Krasniqi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv Jeton Beqiri kanë zhvilluar takim me presidentin e Komitetit Olimpik të Belgjikës, Saive Jan Michel, njofton KOK-u.

Në takimin e mbajtur në Pekin të Kinës, ku po mbahen lojërat olimpike dimërore “Pekini 2022”, palët kanë biseduar çështje të ndryshme të bashkëpunimit mes dy komiteteve olimpike.

Presidenti Jan Michel vjen nga sporti i pingpongut, ku ka lënë gjurmë si pingpongist, sport ky prej nga vjen edhe anëtari i BE, Beqiri, i cili është edhe kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Provokimi i rëndë që i bëri Araujo bankës së Espanyolit është bërë viral në rrjet

Napoli me dy mungesa për ndeshjen ndaj Barcelonës