Drejtuesit e KOK-u marrin pjesë në Asamblenë e 50-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, po marrin pjesë në Asamblenë e 50-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës (KOE/EOC), që po mbahet në Athinë të Greqisë.

Në Asamble po diskutohen tema të ndryshme, ndërsa pritet të zgjedhen edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Evropës për ciklin olimpik 2021 – 2025.

President i ri i Komitetit Olimpik të Evropës u zgjodh presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spyros Capralos.