Drejtori sportiv i PSG’së, Leonardo: Mbappe dëshiron largimin, por do të bëhet vetëm sipas kushteve tona!

Drejtori sportiv i PSG’së, Leonardo ka konfirmuar se Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga PSG.

BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 16: Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain reacts during the UEFA Champions League Round of 16 match between FC Barcelona and Paris Saint-Germain at Camp Nou on February 16, 2021 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ai e konfirmoi një gjë të tillë disa orë pasi mori një ofertë prej 160 milionësh për Kylian Mbape nga klubi madrilen, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një intervistë me RMC Sport, Leonardo e pa ofertën e Realit të pamjaftueshme dhe shpjegon se Mbappe e siguroi atë se ai kurrë nuk do të largohej me shumë të lirë.

“Mbappe do të donte të largohej, kjo më duket e qartë. Nëse Real Madridi bën një ofertë, kjo më duket e qartë. Unë, jap një pozicion, i cili mendoj se është i qartë për të gjithë. Ne nuk mund t’i ndryshojmë planet tona në javën e fundit të merkatos. Nëse ai do të largohet, ne nuk do ta ndalojmë, por do të bëhet sipas kushteve tona”, tha Leonardo.

Mësohet se për cilën modele e la Eros Grezda Oriolën

Egzon Qerimi ka një premtim për gjithë tifozët dhe sportdashësit lipjanas