Drejtori sportiv i Leipzigut mohon marrëveshjen me Milot Rashicën

Drejtori sportiv i Leipzigut, Markus Krosche, ka mohuar se klubi i tij ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e Werder Bremenit, Milot Rashica.

Mediat gjermane raportuan sot se lojtari i Kosovës ka arritur marrëveshjen me klubin e Bundesligës.

“Miloti na intereson, pork a edhue shumë lojtarë tjerë që na interesojnë. Momentalisht, jemi të shqetësuar me të ardhmen e skuadrës tonë. Përqendrimi ynë është tek rifillimi i ligës të shtunën”, tha Krosche për Bild.

Ai la mundësinë e hapur se në verë mund të ketë një transferim të mundshëm.

“Pas kësaj ne do të shohim se cilat janë kushtet dhe çfarë mundësi kemi, kështu që mund të merremi në terma më konkretë”, shtoi ai.

Rashica ka klauzolën e largimit nga Werderi 38 milionë Euro, por mund të largohet për 15 milionë, nëse Ëerderi bie nga Bundesliga.

Bild shkruan se Lepizig do të ofrojë 20 milionë Euro.