Drejtori i Prishtinës konfirmon negociatat për miqësoren ndaj skuadrës së madhe evropiane

Kampioni i Kosovës, FC Prishtina këtë vit shënon 100-vjetorin e krijimit të klubit.

“Bardhëkaltërit” që u shpallën vitin e kaluar kampion në Kosovë, kanë synim kryesor mbrojtjen e titullit, por janë duke punuar edhe në një tjetër aspekt.

Bëhet fjalë për një miqësore në ndër të 100-vjetorit të klubit, atë ndaj gjigantit gjerman, Borussia Dortmund.

Për “Lajmi.net”, drejtori gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani ka konfirmuar se janë në negociata me Dortmundin, por për momentin nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

“Jemi duke u munduar, por për momentin nuk ka ndonjë gjë të konfirmuar. Ekziston mundësia që të realizohet”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, nga burime të afërta pranë klubit mësohet se është vetë presidenti Remzi Ejupi që është duke punuar me Dortmundin për këtë miqësore që të realizohet në ndër të 100-vjetorit të klubit.

Investitorët e huaj vijnë në Kosovë, marrëveshja për KF Drenicën është arritur në parim, pritet zyrtarizimi

Ilir Daja vetëm trajneri i 12-të që do të defilojë në BKT Superligë këtë sezon –Sermaxhaj dhe Dajaku japin mendimet ndryshimet e rralla të trajnerëve