Drejtori i përgjithshëm i FC Priishtinës, Artan Osman: Mund të ketë pak vonesa disa ditë, por ajo që dihet është se Kuvendi do të mbahet

Kuvendi i klubit të futbollit FC Prishtina është thirrur për datën 26 qershor dhe tashmë ditët po afrojnë për t’u mbajtur një proces mjaft i rëndësishëm për kubin kryeqytetas.

Drejtori i përgjithshëm i FC Priishtinës, Artan Osman ka theksuar se ka shumë ndryshime statutare – gjë e cila po e vonon paksa këtë Kuvend.

“Ka ndryshime të mëdha statuare, megjithatë Kuvendi do të mbahet”, ka thënë Artan Osmani për ‘GazetaBlic Sport’.

Osmani potencoi se data e Kuvendit mund të shtyhet për pak ditë – por ky Kuvend do të mbahet gjithsesi para fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

“Mund të ketë pak vonesa disa ditë, por ajo që dihet është se Kuvendi do të mbahet para fillimit të edicionit”, përfundoi Osmani.

Liridon Leci: “Shqipëria është 20 vjet para nesh në infrastukturën sportive”

Gjilani nuk ndalet, transferon lojtarin e Shkëndijës