Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se Vedat Muriqi nuk afër bashkimit me CSKA Moskën dhe se lajmet për lidhjen me këtë klub nuk janë të vërteta.
Lazio po luan me Udinese në raundin e 16-të të Kupës së Italisë dhe fituesit do të përballen me Milanin në çerekfinalen muajin e ardhshëm.
Para fillimit të ndeshjes në Stadio Olimpico, Tare foli për Sport Mediaset dhe u pyet në lidhje me sulmuesin shqiptar Muriqi që dukej në prag të një lëvizjeje te CSKA Moska.
“Muriqi te CSKA? Jo, nuk është e vërtetë që është pran CSKA-”, ishte përgjigja e Tares.
“Këto gjëra janë të këqija për ju gazetarët dhe për ata që mbështesin Lazion. Ne nuk tallemi me njerëzit. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, bëjmë zgjedhje të përbashkëta me trajnerin. Kush bën dezinformata nuk është i saktë”, deklaroi ai.
Vedat Muriqi, ka qenë gjithashtu i lidhur me Leeds United dhe Hull City.