Drejtori i Dritës takim me legjendën holandeze të Feyenoordit, Robin Van Persie

Drita sonte do ta zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme evropiane.

Gjiganti kosovar do të luaj takimin e kthimit me Feyenoordin në UEFA Conference League.

Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0.

E drejtuesit e dy skuadrave kanë ndërtuar raporte shumë të mira mes vete.

Pritja që i është bërë Dritës nga drejtuesit e gjigantit holandez ka qenë fantastike.

E drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka ndarë me miqtë e tij një foto nga takimi me legjendën holandeze Robin Van Persie.

“Me legjendën, Robin Van Persie”, ishte përshkrimi i fotos së publikuar nga Zymberi.

Feyenoord dhe Drita takohen sonte në stadiumin De Kuip me fillim nga ora 20:00. /Gazeta Olle/

Kjo pritet të jetë skuadra e re e Elvis Rexhbeçajt

Një rast pozitiv me Covid-19 tek klubi i Bundesligës