Drejtori i Dinamos së Zagrebit, viziton Lirinë

Liria në fundjavë do të ketë mysafir të veçantë. Është drejtori i Shkollës së Futbollit të DInamos së Zagrebit dhe trajnerëve të kësaj skuadre, Marijan Vlak, ai që do të vizitojë klubin me traditë në Kosovë.

Me të do të jenë edhe trajnerët e kësaj shkolle, Ivan Kepcija, Ugo Klinak. Vlak në të kaluarën ka qenë portier i mirënjohur në ish-Jugosllavi, shkruan Olle.

 

Agjenda 

E premte, 22.04.2016

Ora 22.00  – 23.00 ardhja e musafirëve në aeroportin ‘Adem Jashari’, Prishtinë dhe pritja nga zyrtarët e Lirisë.

 

E shtunë, 23.04.2016

Ora 8.30  – 9.00 mëngjesi,

Ora 9.45 – 10.00 pritja e musafirëve (NK Dinamo) në stadiumin ‘P.Thaçi’,

Ora 10.00 – 10.15 Takim me media në stadium,

Ora 10.15 – 14.00 ndeshje të grupmoshave U-13, U-15 dhe U-17

Ora 14.30 – 15.00 dreka,

Ora 15.30 – 19.30 kohë e lirë,

Ora 20.00 – 22.30 Koktej i përbashkët, Taverna Vila 100.

 

E dielë, 24.04.2016

Ora 8.30- 9.30 mëngjesi,

Ora 10.00 – 13.30 stërvitje me të gjitha grupmoshat

Ora 15.00 – 16.45 ndeshja kampionale: Liria-Prishtina

Ora 19.00 – 21.00 Ligjëratë nga zyrtarët e NK Dinamo.

 

E hënë, 25.04.2016

Ora 8.30 mëngjesi,

Ora 9.30 shëtije në qytet,

Ora 11.00 përcjellja e musafirëve.

 

Ligjërues, trajnerët:Marijan Vlak, drejtor i Shkollës së Futbollit , NK Dinamo dhe: Ivan Kepcija e Ugo Klinak, trajner të kësaj shkolle.