Drejtësia shpallet ekipi kampion i Kosovës për vitin 2023

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në ambientet e Hotelit AFA në Prishtinë ka përfunduar Festivali i shahut 2023.

Gara e fundit e këtij festivali ishte Kampionati ekipor i Kosovë në shahun blic.

Në këtë garë pjesëmarrëse ishin 14 ekipe të Kosovës të cilat garat i zhvilluan sipas sistemit të Bergerit me 13 xhiro, luajtën secili me secilin. Tempi i lojës ishte 3 minuta + 2 sekonda.

Kampion i Kosovës doli Drejtësia nga Prishtina. Ata në renditjen përfundimtare tubuan tubuan 24 pikë me 11 fitore dhe dy remizime pa pësuar asnjë disfatë.

Drejtësia luajti më këtë përbërje: Nderim Saraçi, Muhamet Asllani, Sulejman Suloviq dhe Xhevat Suhogërlla.

Prishtina zuri vendin e dytë me 19 pikë, kurse Prizreni doli i treti me 18 pikë, po aq pikë pati edhe Ferizaj në pozitën e katërt, kurse Dardania ishte e pesta me 16 pikë e kështu me radhë.

Ekipet më të dalluara u nderuan me kupa, medalje dhe diploma të cilat i ndau Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës

Takimet i drejtuan gjyqtarët, Burhan Misini, Besnik Berisha dhe Osman Musa. /Gani Kosumi/

Zhduket Karim Benzema, mbyll Instagramin dhe largohet nga Arabia Saudite

Sylvinho renditet në top 10-shen e trajnerëve më të mirë në botë