Dramë në Manuel Martinez Valero, Real Madrid kualifikohet vetëm pas 120 minutave

Elche dhe Real Madrid u takuan në 1/8 Finales në Copa del Rey, madrilienët arritën fitore të rëndësishme vetëm pas vazhdimeve.

Gjatë 90-të minutave dy skuadrat nuk arritën të shënonin, megjithatë në vazhdime Los Blancos ju përekqësuan punët ku Marcelo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 102-të.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Pino në minutën e 103-të, por më pas erdhi rikthimi nga djelmoshat e udhëhequr nga Carlo Ancelotti.

Për të barazuar shifrat në 1-1 u përkujdes Isco në minutën e 108-të, kur u mendua se ndeshja do të shkonte në penallti në skenë doli Eden Hazard pesë minuta para përfundimit të ndeshjes duke kaluar në epërsi madrilienët.

 

FC Struga mjaftë aktive në merkato, transferon dy lojtar

Arsim Prepolli e kompleton stafin e timonierit Abdulah Ibrakovic