Dramë në kampin e Barcelonës, orët e fundit jetike për dy transferime

Barcelona ka qenë njëra nga klubet më aktive në afatin kalimtar dimëror në vitin 2022, orët e fundit janë jetike për transferimin e Aubameyang dhe largimin e Dembeles nga Camp Now.

Para dy javësh ishte takimi i fundit në mes të bordit të Barcelonës dhe agjentëve të Dembeles, pas shumë takimeve blaugranët vendosën të mos negociojnë më me francezn, për arsye se ky i fundit asesi nuk dëshironte të nënshkruante kontratën pa i plotësuar pagën me mbi 300.000 euro në javë.

Asnjë klub nuk është gati të nënshkruan me francezin pas kërkesave shumë të larta. PSG, Man United, Tottenham Hotspur, Arsenal ishin tejet të interesuara por nuk arritën të bindin Dembelen të ulë pagën e tij javore.

Aubameyang është pajtuar me kushtet e Barcelonës, me Arsenal që nuk do të fitojë asgjë nga sulmuesi, pasi dy klubet janë pajtuar të huazojnë lojtarin për gjashtë muaj me mundësi transferimi me parametra zero në fund të sezonit.

Problemet me pagat e larta të futbollistëve janë frika më e madhe që nuk mund të aktivizojnë ish-kapitenin e Arsenalit për pjesën e mbetur të sezonës, me Dembelen që nuk duket se do të transferohet te ndonjë skuadër në orët e fundit.

Zyrtare: Dështoi në Turqi dhe Rusi, Kemal Ademi tani pjesë e futbollit gjerman

Skandal nga La Liga, Muriqi nuk prezantohet me flamur të Kosovës