Dramë në Gjakovë, në fund fitojnë vendasit

 

Në një ndeshje interesante, që u vendos në vazhdime, Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:67 (17:9, 18:22, 18:16, 12:18, 13:2), në javën e nëntë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Më i miri te vendasit ishte Michael Nuga me 25 pikë, katër kërcime e tri asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë.

Vëllaznimi ka katër fitore e pesë humbje, ndërsa për Bashkimin është humbja e dytë radhazi pas shtatë fitoreve.

 

 

Shaqiri po i mposht me lehtësi skuadrat në Zvicërr, shpallet më i miri përsëri

Katër ndeshje tre gola – Enea Bitri në top formë