Dramë në Angli, portieri Alisson Becker shënon në minutën e fundit për t’i siguruar fitoren Liverpoolit (Video)

Liverpooli ka fituar 2-1 në udhëtim te West Bromwich Albion në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

Vendasit e filluan më mirë takimin, duke kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutash lojë me golin e Hal Robson-Kanu, që u asistua nga Marcos Pereira.

Por, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e Mohamed Salah (33’), me një shërbim të mirë nga Sadio Mane.

45 minutat e dytë kishin një ritëm edhe më të lartë, derisa mysafirët shënuan golin e fitores.

The Reds tentuan shumë që të përmbysnin rezultatin, mirëpo WBA nuk i ndalte sulmet.

Madje, ishte minuta e 71-të kur vendasit shënuan me anë të Kyle Bartleyt, por ajo u anulua për pozitë jashtë loje.

Për Liverpoolin Alisson Becker ishte heroi i ndeshjes, pasi portieri brazilian shënoi golin e fitores me kokë në minutën e 90+5, për rezultatin 2-1.

Pas javës së 36-të, Liverpooli gjendet në vendin e pestë me 63 pikë, derisa ka shpresë për ta për një vend në Ligën e Kampionëve.