Dramë e vërtetë në Grupin A, këto janë rezultatet e pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet vendimtare të Grupit A në Botërorin “Katar 2022”. 

Holanda ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj Katarit, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm për holandezët e shënoi Cody Gakpo në minutën e 26-të të ndeshjes.

Edhe Senegali pas 45-minutave është duke avancuar ndaj Ekuadorit minimalisht 0-1.

Golin për senegalezët e shënoi Ismail Sarr nga pika e bardhë në minutën e 44-të.

Nëse rezultatet mbesin të tilla deri në përfundim të ndeshjeve, Holanda kalon tutje si e para në grup me shtatë pikë, ndërsa momentalisht në 1/8 e finales kalon edhe Senegali me gjashtë sosh.

Ekuadori mbetet me tre pikë, ndërsa Katari veçse është eliminuar pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para. /Gazeta Olle/ 

Ndeshja e fundit në grup, Deschamps paralajmëron ndryshime

MVP dhe pesëshja e javës në Superligën e basketbollit