Dramë e jashtëzakonshme në Grupin H: Portugalia dhe Korea e Jugut kalojnë tutje, Uruguai eliminohet nga faza e grupeve

Emocione të jashtëzakonshme në minutat e fundit të ndeshjeve të Grupit H në Botërorin ‘Katar 2022’.

Korea e Jugut ka mposhtur Portugalinë 2-1 në minutat shtesë, duke arritur të kualifikohet në 1/8 e finales si e dyta në grup, shkruan Gazeta Olle.

Fillimisht Portugalia kaloi në epërsi me golin e Ricardo Horta (‘5), më pas koreanët barazuan me anë të Kim Young-Gwon (27’).

Goli i fitores për koreanët erdhi në minutën e 90+1 nga Hwang Hee-chan i cili shënoi për 2-1.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Uruguai mposhti Ganën me rezultat të pastër, 0-2.

Të dy golat në këtë përballje u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Gana kishte mundësi që fillimisht të krijonte epërsinë, por Rochet priti penalltinë e Andre Ayew (21′).

Pas kësaj, Uruguai realizoi dy gola të shpejtë me anë të Giorgian de Arrascaeta (26′ dhe 32′).

Korea e Jugut dhe Uruguai e mbyllin aventurën në grup me pikë të barabarta dhe me golaverazh të njëjtë, por koreanët kalojnë tutje për shkak se kanë shënuar më shumë gola (4) se uruguajasit (2).

Portugalia kalon në fazën e eliminimit direkt si e para në grup, përkundër humbjes së sotme.

Tabela në Grupin H:

  1. Portugalia – 6 pikë
  2. Korea e Jugut – 4 pikë
  3. Uruguai – 4 pikë
  4. Gana – 3 pikë

/Gazeta Olle/ 

 

 

 

 

Dalic zbulon yllin e ri të Kroacisë: Është më i miri në botë

Konfirmohen dy largimet e radhës nga FC Ferizaj