Dragusha: Ministrat shkojnë në lojë me bë selfie, kurse tek Prishtina lojtarët ndërrohen në konteinera

Trajneri, Alban Dragusha në mbrëmjen e së dielës ka qenë i ftuar në emisionin qëndror të sportit në Tëvë1, “VAR”.

Dragusha ka shprehur haptazi kritika për qeveritarët.

Ai qartazi tha se ministrat e deputetët shkojnë me kombëtaren e Kosovës, vetëm sa për të bërë selfie, derisa lojtarët e klubit te Prishtinës ndërrohen në konteinera.

“50% e ministrave kishin qenë në lojë, deputetët shkojnë në hotel dhe bëjnë sikur të ishte gosti, të lojtarët duke bërë fotografi. Kjo është e turpshme. Këtë që se bën asnjë kombëtare, kurse këtu klubi më i madh Prishtina, ndërrohen lojtarët në konteinera. Turp”, tha Dragusha për emisionin “VAR”.

Top 5 dhe MVP i javës së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll

Giresse: Qëllimi është që ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë, këta dy futbollistë në dyshim ndaj Qipros