Dragusha: Ballkani ka treguar që nuk i mjafton vetëm pjesëmarrja

Ballkani do ta zhvillojë sonte takimin e tretë në grupet e Ligës së Konferencës përballë Sivasporit si mysafir në Turqi.

Kampioni në fuqi i Kosovës me shumë mungesa do të synojë ta bëjë befasinë e madhe për të argëtuar tre pikët e plota.

Analisti dhe trajneri i futbollit Muhamet Dragusha duke folur për ndeshjen ka deklaruar se turqit janë favorit mirëpo Ballkani duhet të tregojë më të mirën nga vetja.

“Jemi të vetëdijshëm që sonte përballemi me një ekip super të organizuar dhe me shumë cilësi. Sonte do të shohim lojë të kujdesshme dhe me dëshirën për të argëtuar tre pikë në këtë takim. Sigurisht se Sivaspori ka lojtarë me cilësi më të mëdha se ne dhe se është favorit ne këtë ndeshje. Ballkani ka treguar dëshirë dhe lojë të bukur dhe ka konfirmuar se nuk jemi në këtë grup vetëm për pjesëmarrje”, tha Dragusha për Gazetën 10.

Ai tutje foli edhe për mënyrën se si Ballkani duhet të hyj në këtë takim.

“Duhet të jemi të qetë dhe të mbrohemi mirë dhe të kundërsulmojë. Të jemi cinik në rastet që na ofrohen por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm në mbrojtje. Pra do të jetë një ndeshje për të treguar dëshirën punën profesionale, taktika dhe teknikë në fushë”, shtoi Dragusha.

Ndeshja ndërmjet Sivasporit dhe Ballkanit luhet sonte me fillim nga ora 18:45 më orën lokale në Kosovë.

Sejdiu: Ballkani mund ta befasoj sonte Sivasporin

Prishtina dhe Drita gjobiten nga FFK-ja pas derbit në “Fadil Vokrri”, shkak hudhja e mjeteve piroteknike nga tifozët