Doshlaku në Shqipëri, e do kjo skuadër?

Flamurtari synon që të afrojë mbrojtësin kosovar, Lulëzim Doshlaku, i cili në Shqipëri është bërë i njohur edicionin e shkuar te Bylisi. Lajmi konfirmohet nga sportal.al.

Doshlaku është mbrojtës krahu, luan në të djathtë te lideri i Superligës, Feronikeli. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se ai pëlqehet nga drejtuesit ‘kuq e zi’, me të cilët ka pasur bisedime edhe në verë.

Kujtojmë që, 24 vjeçari Lulëzim Doshlaku, kishte nënshkruar për tri vite në Bylisin, por u largua pasi ky klub u përjashtua nga Superiorja.