Dortmundi i ndalon birrat për racistët!

Borussia Dortmund ka marrë një vendim interesant duke nisur një fushatë sensibilizimi kundër racizmit të quajtur: “Nuk ka birra për racistët”, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka birra për racistët”, kjo është motoja e lansuar nga Borussia Dortmund në fushatën e sensibilizimit kundër racizmit.

Kjo thënie do të jetë e shtypur dhe e shpërndarë në shumicën e lokaleve në qytet.

“Tifozët e Borussia Dortmundit kanë një përgjegjësi, duhet të merret një qëndrim i ashpër ndaj kësaj dukurie negative”, thuhet në njoftim.