Dortmundi vjen me një vendim për Januzajn

Edhe pse flitej që pas formës së dobët nën fanellën e Borussia Dortmund, Adnan Januzaj mund të ndërpresë huazimin pas vetëm 6 muajve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

ESPN ka zbuluar që drejtuesit e Dortmundit do ta respektojnë marrëveshjen e huazimit dhe do ta mbajnë Januzajn deri në qershor, duke e pritur ende shpërthimin e tij nën fanellën verdhezi.

Ndryshe, përfaqësuesi i Belgjikës nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje të vetme në Bundesligë që nga 20 nëntori, duke mos u përfshirë as në listën e lojtarëve të ftuar në tri ndeshjet e fundit. Për këtë besohet se janë shkaktare disa probleme muskulore. /Olle