Dortmundi po kthehet

kuadra e Borussia Dortmund, ka gjetur formën në kampionatin gjerman, duke shënuar fitoren e tretë radhazi në Bundesliga. Lojtarët e Jurgen Klopp, kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Stuttgartit duke e mposhtur me rezultat 3:2.

Goli i parë erdhi në minutën e 25-të përmes Pierre-Emerick Aubameyng, për 1:0. Por reagimi i vendasve ishte i shpejt kur nga pika e bardhë në minutën e 32, Florian Klein, barazoi në 1:1. Gëzimi i vendasve zgjati shtatë minuta pasi Ilkay Guendogan, arriti të kaloj në epërsi sërish skuadrën e tij në 2:1, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasi kishin disa raste të mira shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin. Ishte Marco Reus, i cili ngriti epërsin në minutën e 89-të  në 3:1. Vendasit arritën të shënonin edhe një gol në minutat shtesë me Niedermeier, por ishte i pamjaftueshëm për të marrë pikë në këtë takim.