Borussia e Dortmundit kalon në gjysmëfinale të Championsit.
Skuadra gjermane bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2, duke e zhvlerësuar suksesin 2-1 të “Los Colchoneros” në takimin e parë, në Madrit.
Verdhezinjtë kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, por u barazuan në fillim të fraksionit të dytë. Gjithsesi kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme, me heroin Sabitzer që realizoi dy gola brenda pak minutash, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-2.