Dortmundi, favorit përballë Juventusit!

Borussia Dortmund dhe Juventus do të takohen nesër në kuadër të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Ish-mbrojtësi i Dortmundit, Juergen Kohler, ka deklaruar se gjermanët janë favorit për të shkuar në çerekfinale.

“Dortmundi është ende në zonën e rrezikshme për largim nga Bundesliga, dhe prioritet për ta është liga. Mirëpo, ata kanë një shans të mirë për të shkuar në çerekfinale. Juventusi nuk është ekip i klasit botëror. Ata kanë vetëm dy lojtarë të tillë, Paul Pogba, dhe Arturo Vidal, prandaj favorit është Dortmundi”, tha Koehler.

Takimi luhet nesër. Ndeshja e parë zhvillohet në Dortmund. (Gazeta Olle)