Dortmund merr fitoren e gjashtë radhazi dhe është lider i ri në Gjermani

Borussia Dortmund ka shënuar fitore si mysafir ndaj Hoffenheim me rezultat 1-0, për të vazhduar si lider në Bundesligë.

Milonerët ishin më kërkues në pjesën e parë, duke rrezikuar me Nico Schlotterbeck dhe Sebastian Haller, por pa sukses.

Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, kur Julian Brandt shënoi për 1-0 më një goditje nga afër.

Pjesa e dytë edhe pse solli raste të shumta, nuk ndryshoi rezultati në fund.

Marius Wolf shënoi në pjesën e dytë, por goli u anulua pasi u rishikua në VAR.

Me këtë fitore, Borussia Dortmund ka 46 pikë dhe është lider në Bundesliga.

Muriqi vlerësohet lartë për paraqitjen e fundit

Ronaldo i jashtëzakonshëm, realizon het-trick brenda pjesës së parë (Video)