‘Dorëzohet’ Rodgers

 

Brendan Rodgers ka pranuar se Liverpooli do ta ketë shumë të vështirë ta sigurojë një vend në top-katërshe pas humbjes nga Arsenali.

‘Topçinjtë’ fituan me rezultat 4:1 kundër ‘Redsave’ në ‘Emirates’ duke i lënë ata me shtatë pikë prapa pozitës së katërt që mbahet nga Manchester City (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). “Do të jetë shumë, shumë vështirë tash. Ishte një ndeshje nga e cila duhej të merrnim diçka. Është e qartë se është një rezultat zhgënjyes për ne. Mendoj se që nga fillimi ishim shumë negativë. Na pëlqen të shkojmë përpara, mirëpo e vëmë veten nën presion me këtë veprim”, ka deklaruar trajneri Rodgers për BT Sport.