Dorëzohet Hazard

Ylli i Chelseas, Eden Hazard ka insistuar se nuk pret që ta arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard nuk beson se do të arrijë nivelin e dy futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

“Mourinho por edhe shumë të tjerë presin nga unë të shënojë nga 30-40 gola në sezon si Messi e Ronaldo. Por, nuk jam ashtu”, deklaroi Hazard për “L’Equipe”.

“Nëse ekziston një fushë ku më duhet të përmirësohem atëherë ajo është tek efikasiteti. Të luaj më shumë dhe të shënojë më shumë, por kam kaluar një stinor të mirë e që mund të përfundoj me dy tituj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, u shpreh ai.