Dorëzat e meçit historik Ali-Liston, shiten pas 50 vitesh për një çmim rekord

Dorëzat e ndeshjes historike të vitit 1965 ndërmjet boksierëve Muhammad Ali dhe Sonny Liston, kanë dalë në ankand. Ato janë shitur për plot 662 mijë funte, në ankandin që u mbajt në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shtunën.

Ballafaqimin e 1965-ës e kishte fituar Muhammad Ali, që ka qenë fitorja e parë e tij që prej kur e ka ndryshuar emrin dhe është konvertuar në fenë islame. /Gazeta Olle