Donjeta Sadiku sonte ngjitet në ring, kërkon kualifikimin për në Lojërat Olimpike

Boksierja Donjeta Sadiku sonte me 4 qershor nga ora 18:00 ngjitet në ring.

Ajo do të boksojë kundër boksieres nga Suedia Agnesa Lexiussion.

Dueli zhvillohet në Paris të Francës në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahen prej 4–8 qershor 2021.

Boksierja Sadiku do ti ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për tu kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
/Gazeta Olle/